Gossip

U FUT NË FUSHËN E FINALES/ Njihuni kush është tifozja “bombë”. I dashuri i saj bënte të njëjtën gjë në… Brazil (FOTO+VIDEO)

Quhet Kinsi Volanski, dhe është pikërisht femra që u fut në fushë, gjatë pjesës së parë të finales mes Liverpulit dhe Totenhemit në Madrid.

Hiret e saj e bënë që në pak minuta, profili i 22-vjeçares në Instagram të rritej me shifra të frikshme, teksa nga 300 mijë ndjekës që numëronte para këtij episodi, tashmë i ka dyfishuar, dhe rritet minutë pas minute me ritme të mëdha.

Kinsi prej 8 vitesh, është edhe e dashura e komedianit rus Vitali Zdorovetski, i njohur për videot e tij humoristike në “YouTube”, por edhe ky i fundit, është futur në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014, në Brazil, në finalen që luhej mes Gjermanisë dhe Argjentinës.

Vetë i dashuri i saj, Vitali, ka reaguar në një postim në “Instagram”, ku shkruan: “Vajza ime e bëri, u fut në finalen e Champions League. Jam kaq shumë krenar për ty, je gjithçka për mua”.

 

 

Related posts

James Rodrigez me të dashur të re por ishi “djeg” Instagramin (FOTO)

F.autor

U “ARRATISËN” ME PUSHIME/ Oriola Marashi publikon pamjet duke u përqafuar me Eros Grezdën (FOTO)

Delo.autor

SHAKIRA PO “PAGUAN” HALLET E PIQUES/ Këngëtarja nuk po pëlqehet më në Spanjë pas…

Isa.Autor

Leave a Comment