Futboll Sport

PAS AKUZAVE PËR PËRDHUNIM/ Neymar publikon të gjitha mesazhet dhe FOTOT intime

Neymar është akuzuar nga një grua braziliane se me 15 maj e ka përdhunuar atë në një hotel në Paris, teksa lojtari ka qenë në gjendje të dehur, sipas saj.

Naila Trindade  quhet akuzuesja që ka bërë një denoncim zyrtar në policinë e Sao Paolo në Brazil dhe tha se ka qenë e traumatizuar, prandaj denoncimin e ka bërë me 31 maj. shkruan telesport.

Në lidhje me të gjithë këtë histori ka reaguar vetë futbollisti brazilian, i cili në një video mbi 7 minuta në rrjetet sociale u shpreh shumë i indinjuar për këtë akuzë të pavërtetë sipas tij. Prandaj, për të mbrojtur veten dhe imazhin e tij 26-vjeçari tha se do të publikojë në internet të gjitha mesazhet që ka shkëmbyer me të, po ashtu edhe fotot dhe momentet intime që nga muaji mars, kur kanë filluar të flasin së bashku.

“Jam akuzuar për përdhunim. Një fjalë shumë e fortë, por ajo që unë po kaloj është shumë e rëndë. Që nga ky moment do të shpjegoj gjithçka dhe do të zbuloj të gjitha bisedat që ka patur me këtë grua. Të gjithë momentet tona intime, për të treguar atë që ka ndodhur. Ajo që ndodhi, ishte një marrëdhënie mes një burri dhe një gruaja, mes katër mureve, diçka që e bëjnë të gjitha çiftet”, shpjegoi braziliani.

Related posts

RISI DHE 7 LOJTARË NGA KAMPIONATI SHQIPTAR/ Bushi publikon listën e Shqipërisë U21

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ KAMZËS/ Gega e pranon: Nuk më pëlqeu loja në sulm, dihet se…

Delo.autor

PATRICE EVRA U KTHYE NË ULTRAS/ Ja shpërthimi në golin e tretë të CR7 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment