Boks Sport Të tjera

E PABESUESHME NË BOKS/ “THYHET” britaniku Joshua, obezi meksikan e HEDH në TAPET (VIDEO)

Endi Ruiz u shpall ditën e djeshme, kampioni i madh në boks, teksa mundi kampionin britanik Entoni Xhoshua.

Boksieri meksikano-amerikan, i shtangu të gjithë teksa hodhi dy herë në nokdaun gjatë raundit të tretë Xhoshuan, ndërsa më pas e hodhi përtokë edhe dy herë të tjera, në raundin e shtatë, moment edhe kur arbitri i sfidës i dha fund duelit, dhe shpalli kampion Ruiz.

Edhe pse me një fizik obez, dhe krahë jo shumë të gjatë, Ruiz i shtangu të gjithë në duelin e zhvilluar në Nju Jork, ndërsa edhe për bastvënësit ishte diçka e papritur, sepse fitorja e tij kuotohej me koeficientin 25.

Tashmë, që nga dita e sotme, katër brezat WBO, WBA, IBF dhe IBO, të mbajtura nga kampioni i pamposhtur Xhoshua, i kalojnë meksikanit Ruiz.

Related posts

JO VETËM RONALDO/ Kampionati spanjoll po “varfërohet” nga lojtarët “legjendë”

Isa.Autor

GRANADA-BARCELONA/ Ja vendimi befasues nga Valverde për “Pleshtin” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U MUND NGA PARTIZANI/ SHKËMBI i çoroditur: Mund të largohem, ndjesë të gjithëve për ndeshjen e shëmtuar

Isa.Autor

Leave a Comment