Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E ISH-TRAJNERIT TË BARCELONËS/ Louis van Gaal beson: De Jong do ta ketë të vështirë…

Ish-trajneri i Barcelonës, Louis van Gaal, beson se Frenkie de Jong ka bërë një gabim në zgjedhjen për të nënshkruar me katalanasit, duke pasur parasysh gamën e ofertave të bëra për të, përfshirë edhe Manchester Cityn.

Pak e njohin Ajaxin ose Barcelonën më mirë se Van Gaal, por ai nuk është i bindur se një lëvizje në “Camp Nou” nga Holanda është ajo që De Jong ka nevojë në këtë pikë në karrierën e tij.

“Mendoj se De Jong do ta ketë të vështirë atje”, tha Van Gaal Fox Sports.

“Jo vetëm sepse ai do të ketë një rol të ndryshëm në “Camp Nou”, por sepse do të konkurrojë me të tjerët për të qenë në formacionin startues. De Jong është me fat që Barcelona u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve sepse statusi i klubit është i ndryshëm”, vijoi ai.

“Sipas mendimit tim, ai mund të kishte zgjedhur më mirë”, deklaroi strategu holandez.

Related posts

“ME KËTË FANELLË KA FITUAR “TOPIN E PARË TË ARTË”/ Fernandesh zbulon bisedat: Ronaldo pyet shpesh për “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

ËSHTË NJERIU I MOMENTIT TEK MILAN/ Por Theo Hernandez paguhet më pak se lojtarët e stolit

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË EKONOMIKE/ Juventus i detyruar të shesë “Përbindëshin” Ronaldo. Zëvendësuesi mund të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment