Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BRAKTISI GRUMBULLIMIN E KOMBËTARES/ Reagon Grezda: Ja çfarë më detyroi të largohem

Gjithçka po shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

Atmosfera shumë miqësore, lojtarët të motivuar dhe Kombëtarja po grumbullonte të gjithë asetet e nevojshme për të konsideruar pikënisje të aventurës ndeshjen me Islandën, sikur të mos kishte ndodhur asgjë që nga dita pas kualifikimit në Europian.

Mirëpo, dje është dhënë një lajm i keq. Pasi u njoftua për Ledian Memushajn, i cili duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, dje është zyrtarizuar një tjetër largim. Eros Grezda ka lënë grumbullimin me Kombëtaren dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë.

“Kam një problem në aduktorë. Dëmtim për të cilin rrezikoj shumë nëse vazhdoj stërvitjen”, e konfirmon Grezda.

Më tej, në rrjetet sociale, vetë mesfushori me tipare të avancuara ka bërë një urim për shokët e skuadrës, teksa në të njëjtën kohë ka shprehur keqardhjen që nuk do të jetë në dispozicion të ekipit Kombëtar.

“Më vjen keq të informoj që nuk do të jem gati të ndihmoj skuadrën kombëtare në dy ndeshjet e radhës. Shpresoj dhe besoj të marrim 6 pikë. Suksese çuna!”, ka shkruar Grezda në “Instagram”.

Me largimin e Grezdës, për trajnerin Reja pakësohet një alternativë e rëndësishme për të luajtur me skemën 3-5-2.

Related posts

West Hami me ofertë të papritur për Benzeman

Q.Autor

“KËRCËNON” TORINON/ Ronaldo: Juventusi nuk dëshiron të humb, kështu që…

Isa.Autor

INTERI NIS FESTËN/ ASENSIO merr 10-ën e Modric, REALI DORZOHET për kroatin (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment