Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Ja 3 yjet që Perez i ofron Manchester United për Paul Pogba

Paul Pogba duket se qëndron në krye të listës së dëshirave për Zinedine Zidane dhe presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm të bëjë gjithçka për të transferuar francezin.

Aktualisht kampioni i Botës është nën kontratë me Manchester United dhe anglezët duan rreth 150 milionë euro për kartonin e tij, shifër të cilën Reali i Madridit nuk ka ndërmend ta paguajë kesh.

Pikërisht për këtë arsye, Perez ka bërë gati një ofertë shkëmbimi, ku për Pogba është gati të dërgojë në Manchester plot 3 futbollistë, Gareth Bale, James Rodriguez dhe Keilor Navas, të 3 elementë që nuk gjejnë vend në formacionin e Zidane.

Tashmë gjithçka është në dorën e norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer, që pritet të vlerësojë me kujdes të tre futbollistët dhe të japë ose jo miratimin për kryerjen e këtij operacioni, që mund të kënaqë të dy palët.

Kjo pasi me 3 futbollistë të tillë, edhe United do të përforcohej ndjeshëm, pasi bëhet fjalë për 3 emra që kanë fituar shumë në karrierë dhe bartin mbi supe një eksperiencë të konsiderueshme.

Related posts

Trajneri që mposhti kancerin është gati të rikthehet në La Liga

Sadik.Autor

Ja sa vlejnë dhe çfarë moshe kanë 8 “MBRETËRESHAT” e Champions-it

Q.Autor

E ARDHMJA E DONNARUMMAS DHE SITUATA E IBRAHIMOVIC? Trajneri i Milanit flet hapur

Delo.autor

Leave a Comment