Futboll Seria A Sport

“LUFTA” KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ronaldo dhe agjenti i tij dhurojnë 1 milion euro për spitalet në Portugali

Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendes i kanë dhuruar një milion euro për t’iu ndihmuar tre reparteve të kujdesit intensiv në spitalit e Portugalisë gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Donacioni i dyshes do të përdoret për blerjen e pajisjeve esenciale për repartet e kujdesit intensiv në spitalin Santa Maria të Lisbonës dhe spitalin Santo Antonio në Porto.

Donacione të ngjashme u bënë të martën edhe nga Lionel Messi dhe Pep Guardiola.

Guardiola raportohet se i dhuroi një milion euro për t’u ndihmuar spitaleve në Barcelonë t’i blejnë pajisjet e nevojshme për t’u kujdesur për pacientët e infektuar me koronavirus, ndërsa të njëjtin hap e ndoqi më pas edhe Messi, gjithashtu duke dhuruar 1 milion euro për spitalet në Barcelonë.

Tani, pas tyre, një donacion të tillë e kanë bërë edhe Ronaldo dhe Mendes.

“Ne u kontaktuam nga Jorge Menedes, i cili doli vullnetar, bashkë me Cristiano Ronaldo, për t’i financuar dy reparte të kujdesit intensiv për pacientët në gjendje të rëndë pas infektimit me koronavirus”, ka thënë presidenti i bordit të Santa Marias, Daniel Ferro.

Ndërsa, presidenti i bordit të spitalit në Porto, Paulo Barbosa, sqaroi se paratë e dhuruara nga Ronaldo do të mundësonin që edhe 15 pacientë të tjerë të trajtoheshin në mënyrën më të mirë të mundshme në repartin e kujdesit intensiv. /Gazeta Express/

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Dy ndeshje me Tiranën, futbollisti thirret në kombëtare (EMRI)

Delo.autor

Barcelona vendos rekordin e pathyeshmërisë në La Liga dhe prek titullin kampion

Sadik.Autor

Gjak i ri në stol, spikasin Mezani, Dalipi e Ahmataj

Sadik.Autor

Leave a Comment