Futboll Seria A Sport

NIS ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Klubi “Zikaltër” synon të sigurojë shërbimet për talentin e Ajax…

Interi po synon të kryejë një transfertë të madhe.

Drejtuesit zikaltër kanë hyrë në negociata me Ajaxin për të transferuar talentin holandez, Donny van de Beek.

Holandezi 22-vjeçar nuk lëviz nga Amsterdami pa një ofertë vërtet të parefuzueshme dhe Ajaksi i ka dhënë provat duke refuzuar prerazi 35 milionë eurot e Dortmundit.

Në orët e fundit raportohen në Milano disa përfaqësues të lojtarit, teksa nëse kërkon ta parakalojë konkurrencën, Interi duhet të bëjë gati një çek prej jo më pak se 50 milionë euro.

Përpara një shifre të tillë, drejtuesit nga Amsterdami mund të tundohen duke i dhënë “dritën jeshile” transferimit të mesfushorit të talentuar.

Për Donny van de Beek janë interesuar klube të mëdha si Manchester United dhe Reali i Madridit por ofertat e tyre kanë mbetur vetëm në zëra thashethemesh.

Related posts

“JORGJI U TALL ME SHKODRËN”/ Kapiteni Gilman Lika: Ja e vërteta me tifozin që u fut në fushë (FOTO)

Delo.autor

“O ZOT, O ZOT, FALEMINDERIT BABI”, boksieri multimilioner habit vajzën e tij më dhuratën super të shtrenjtë për Krishtlindje (FOTO)

Delo.autor

Quaresma si në kohët e vjetra, shënon gol magjik ndaj Iranit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment