Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDAT ELIMINATORE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Dëmtimet detyrojnë Rejën të ndryshojë formacionin, ja skema e re

Kombëtarja e Shqipërisë prej dy ditësh ndodhet në Gjermani duke zhvilluar përgatitjet për ndeshjet eliminatore të Euro 2020 kundër Islandës dhe Moldavisë.

Kanë nisur shqetësimet e para për trajnerin Edi Reja pasi në stërvitjen e djeshme Ardian Ismajli dhe Amir Abrashi kanë pasur shqetësime fizike duke ngritur në alarm kampion kuqezi.

Në mungesë të Ismajlit, gjatë përgatitjeve të djeshme, trajneri Reja ka spostuar Hysajn në treshen e mbrojtjes. Futbollisti i Napolit është rreshtuar përkrah Dermakut dhe Mihajt. Dy lojtarët, Abrashi dhe Ismajli nuk pritet të mungojnë nga gjendja aktuale, por italiani duket se ka testuar shkodranin si “xhol” në prapavijë për çdo emergjencë.

Edhe pse futbollistët ndërrohen shpesh në fushë, Xhaka, Basha e Kaçe, së bashku me Abrashin pritet të ndajnë mes tyre tri fanella titullarësh.

Nga krahët, Roshi e Lenjani pritet të bëjnë “ashensorin”, nga mbrojtja drejt sulmit. Në vijën e parë, Balaj e Cikalleshi mund të jenë dyshja që favorizohet edhe nga shtatlartësia.

Me disa ndryshime ka publikuar formacionin e mundshëm të përfaqësueses shqiptare në duelin e 8 qershorit kundër Islandës.

Related posts

“VAR-I DUHET PËRMIRËSUAR”/ Presidenti Ceferin: Nuk është mirë për futbollin, të përdoret vetëm kur…

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Botërori i shkretëtirës, “grepi” i sheikëve për të pastruar… imazhin

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Mbrohet Fury: Jam personi më pak fajtor për shtyrjen e sfidës me Wilder

Delo.autor

Leave a Comment