Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Flamurtari. Rezultati 1-0

Luftëtari dhe Flamurtari janë dy ekipet që mbeten ende në kuotën e zero pikëve, edhe pas tri ndeshjeve në Superiore.

Ditën e sotme, në stadiumin e Gjirokastrës, janë bluzinjtë, me trajnerin grek Jorgos Marantas tashmë që debuton në krye të ekipit, që kërkojnë të marrin pikët e para ndaj vlonjatëve.

Nga ana tjetër, ekipi i Sadedinit, me shumë probleme financiare, endet në fundin e tabelës, dhe pikët do i ndihmonin të merrnin frymë në këtë moment.

 

LIVE | Luftëtari-Flamurtari 1-0

GOL: Fili pen. 53′ / 

 

KOMENTI LIVE

53’ GOOOOOL LUFTËTARI 1-0/ Penallti për gjirokastritët, nga pika e bardhë nuk fal Realdo Fili.

52’ Ndëshkohet me karton të verdhë Deliaj, teksa shkakton penallti në zonë.

47’ Godet menjëherë Fili drejt portës kuqezi, por Moçka kontrollon.

46’ Nis e dyta në Gjirokastër, me ekipet pa asnjë ndryshim.

Mbyllet e para. Luftëtari-Flamurtari 0-0

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

45’ Oshafi godet me kokë pas një goditje këndi për Luftëtarin, por topi përfundon jashtë.

42’ Nga ana tjetër, është Ziaj që provon për gjirokastritët, por Moçka devijon me këndë.

41’ Provon Xhevahir Sukaj nga një goditje dënimi nga e djathta. Por, gjuajtja e shkodranit shkon shumë mbi traun e portës.

31’ Renja shfaqet sërish para portës së Moçkës, por goditja e tij nuk është e koordinuar.

29’ Provon të reagojë edhe Flamurtari, top i gjatë për Sukajn, por Demo fiton duelin në ajër dhe mbyll rrezikun vlonjat.

22’ Nga e djathta është Renja që vazhdon me sulmet e Luftëtarit. Pason drejt Oshafit, por vlonjatët largojnë edhe një herë tjetër rrezikun.

17’ Nga e majta futet brenda zone Realdo Fili, në momentin e fundit është Deliaj që ndërhyn dhe i heq mundësinë për të goditur portën.

5’ Renja prodhon gjuajtjen e parë drejt portës vlonjate, por mbrojtësi Deliaj e bllokon.

1’ Nis takimi në Gjirokastër.

 

FORMACIONET

Luftëtari: Paiteris, Dushkaj, Lala, Demo, Rapo, Açka, Hyseni, Renja, Fili, Ziaj, Oshafi. Trajner. Jorgos Marantas

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Deliaj, Pjeshka, Qarri, K.Nebihu, Bajraktareviç, Nikaj, Hoxhaj, B.Nebihu, Sukaj. Trajner. Dritan Sadedini

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona mposht Inter në “San Siro”, Kualifikohet Dortmund

Delo.autor

E PABESUESHME/ Dybala zbulon se çfarë i tha Mourinhos pas gjestit provokues, nuk e…

Isa.Autor

INTERI NË KAOS/ Zbulohen arsyet e krizës së zikaltërve, ekipit i mungon…

Isa.Autor

Leave a Comment