Futboll Sport

E BUJSHME/ Babai i Mbappes zbulon se djali i tij nuk është i lumtur tek PSG

Kylian Mbappe po bëhet gati për tu larguar nga Paris Saint Germain.

“Cardena Ser” raporton se është babai i ylli francez, Uilfred Mbappe, i cili ka zbuluar se te PSG, djali i tij nuk është i lumtur dhe se nuk gëzon raporte të mira me trajnerin Tuhel apo me ndonjë nga lojtarët.

Sipas babait të sulmuesit, në ekipin parizien, lojtarët janë ndarë në grupe, ku francezët qëndrojnë të ndarë nga brazilianët dhe se nuk kanë marrëdhënie fort të mira me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, Kilian Mbape, duket se kërkon largimin.

Reali është i gatshëm për të përfituar nga situata dhe ditët në vijim nuk përjashtohet ndonjë ofertë e madrilenëve drejt Parisit.

Kujtojmë që Mbappe ka një kontratë me PSG-së të vlefshme deri në vitin 2023.

Related posts

ZHBLLOKOHET SFIDA/ Dortmund kalon në epërsi kundër Monacos (VIDEO)

Isa.Autor

Milani mesazh UEFA-s: Të trajtohen njësoj të gjithë (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

SHQIPËRIA NË GRUP ME SERBINË/ “Tifozat Kuq e Zi” gati për kualifikueset: A jemi live?

F.autor

Leave a Comment