Futboll Nderkombetare Sport

NDESHJA GJYSMËFINALE NATIONS LEAGUE/ Trajneri i Zvicrës “kërcënon”: Ne nuk kemi ardhur këtu thjesht për të…

“Kemi ardhur për ta fituar këtë garë dhe jo thjesht për të marrë pjesë”.

Vladimir Petkovic, trajneri i Zvicrës, paralajmëron Portugalinë se skuadra e tij nuk është për turizëm në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

“Gjatë dy viteve të fundit kemi luajtur dy herë kundër Portugalisë, një herë me Ronaldon një herë pa të dhe kur ai ishte në fushë, tregoi se është një kërcënim ekstra. Por Portugalia nuk varet nga një lojtar i vetëm”, tha tekniku 55-vjeçar në konferencën për shtyp nga “Estadio do Dragao” në Porto.

“Ne nuk kemi ardhur këtu thjesht për të marrë pjesë, por për të fituar dhe dhënë më të mirën për të triumfuar në këtë trune. Portugalia ka pasur probleme në ndeshjet e fundit dhe ne do përpiqemi ta shfrytëzojmë këtë gjë. Ekipin e kemi të freskët, veçanërisht Shaqiri, i cili vjen me një moral fantastik pas triumfit në Champions”, deklaroi tekniku i zviceranëve.

Related posts

BAJRAMI DHE ÇEKIÇI DO LUFTOJNË PËR…/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Anglisë

Delo.autor

PËSOI 9 GOLA ME KOMBËTAREN/ Habit portieri i San Marinos, ja çfarë i bëjnë tifozët

Delo.autor

WILSHERE PLAS BOMBËN: WENGER është SHKARKUAR nga ARSENALI, nuk u…

Isa.Autor

Leave a Comment