Futboll Sport

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ “KuqeZitë” mbyllin përgatitjet në Frankfurt, nisen drejt Islandës

Kombëtarja Shqiptare ka mbyllur ditën e sotme fazën e përgatitjeve në Frankfurt të Gjermanisë, para ndeshjes me Islandën ditën e shtunë.

Për mbi 90 minuta, ekipi i drejtuar nga Edi Reja është stërvitur në fushën sportive të FC Oberstedten, ku është zhvilluar një ndeshje me dy porta, taktika për ndeshjen si dhe në fund streçing.

Kjo ishte stërvitja e fundit në tokën gjermane, dhe stafi me lojtarët, bënë edhe një foto të përbashkët me ekipet e moshave FC Oberstedten, klub që vuri në dispozicion edhe fushën stërvitore për ekipin përfaqësues.

Sipas programin, nesër në orën 08:15, ekipi do të largohet nga hoteli, për t’iu drejtuar aeroportit të Frankfurtit, ku rreth orës 11:40 do të nisen për në Rejkjavik të Islandës.

Related posts

S’kanë fund problemet te Partizani, këtë herë shkaktar janë…

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Villarreal, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-1

Delo.autor

TURQI-ITALI/ 20 vite më parë Conte realizonte këtë SUPER GOL. A do të përsëritet historia? (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment