Futboll Sport

I DËBUAR NGA RANGERS/ Hije dyshimi mbi blerjen e Grezdas

Steven Gerrard mund të zbresë me këmbë në tokë, pas lavdisë së Liverpool në Champions League. Gerrard është i ndërgjegjshëm se merkato e verës është deçizive për shpresat dhe objektivin e tij në fitimin e titullit të parë kampion si trajner Rangers, në tentativën për të thyer serinë e suksesit të rivalëve historikë, Celtic me 9 tituj radhazi.

Ndonëse në epërsi në merkato ndaj rivalëve, me rekrutimin paraprak të Jake Hastie, Jordan Jones dhe Steven Davis, e akoma më shumë të Greg Stewart në plan për të ndodhur, te Rengers kanë nxjerrë mësimin më të vlefshëm nga blerja e shqiptarit Eros Grezda.

Sipas gazetarit të “Mail Sport”, Scott McDermott, mesfushori ofensiv i blerë nga Osijek, duhet shitur menjëherë, për të minimizuar humbjet. Scott shkon edhe më tej teksa hedh hije dyshimi mbi përgjegjësit dhe procesin e aplikuar për zgjedhjen dhe blerjen e 24-vjeçarit të përfaqësueses së Shqipërisë.

“Flet me drejtuesit e futbollit, zbuluesit, krerët e rekrutimit dhe të gjithë theksojnë teorinë se ata nuk vlerësojnë vetëm aftësinë fizike të futbollistit. Në zgjedhjet e tyre, ata vlerësojnë dhe marrin në konsideratë edhe të kaluarën, personalitetin dhe mentalitetin e futbollistëve. Nëse është kështu çështja, atëherë do të doja të dija se kush e zbuloi dhe cili konfirmoi blerjen e Grezdas”, shkruan gazetari i “Mail Sport”.

Related posts

Zidane ka gati listën e lojtarëve që dëshiron t’i blejë Realit

Q.Autor

I PRENË ORGANET GJENITALE/ Vrasja që tronditi Brazilin, dalin fotot e viktimës me gruan e vrasësit

Isa.Autor

Deschamps i lumtur: Fitore e madhe, kemi muaj që punojmë për këtë moment

Sadik.Autor

Leave a Comment