Futboll Sport

NIS ME PËRFORCIMET E VERËS/ Skënderbeu gati të transferojë portierin e Kombëtares, ja shkaku kryesor

Skënderbeu duket se ka gjetur portierin e duhur për sezonin e ri, por për të konkretizuar gjithçka, duhet pritur edhe dy javë pas daljes së vendimit zyrtar nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Zbulohet se klubi bardhekuq ka nisur bisedimet me portierin e Laçit, Gentian Selmani. Ky i fundit është tashmë edhe pjesë e Kombëtares, ndërsa ka qenë një dëshirë e vjetër e Skënderbeut, por që nuk është realizuar dot edhe për faktin se 20-vjeçari është penguar nga Laçi.

LEXO EDHE:
Trajneri serb i Malit të Zi: Do ta sulmojmë Kosovën dhe fitojmë!
Te Skënderbeu prej kohësh kanë nisur të konsiderojnë Selmanin si pasuesin e denjë të Orges Shehit, por diçka e tillë nuk është realizuar edhe për shkak të dënimit që klubi mori nga UEFA. Në këto kushte, klubi nuk insistoi dhe u besoi të rinjve Teqja dhe Dajsinani. Gjithsesi, me pritjen e vendimit të KAS dhe optimizmin në kampin bardhekuq, mësohet se tashmë bisedimet kanë rifilluar.

Selmani do të ishte një garanci më shumë për Skënderbeun për sa i përket portës, sepse që prej largimit të Orges Shehit, paraqitja e portierëve në sezonin që lamë pas është vënë shpesh në shënjestër. Me një vendim pozitiv nga KAS, Skënderbeu do të niste valën e përforcimeve dhe gjithçka do të fillonte nga porta. Natyrisht që një afrim i Selmanit do të blindonte portën, duke pasur kështu një garanci të madhe.

Related posts

Benevento befason Juventusin/ Barazon rezultatin me Diabate (VIDEO)

Sadik.Autor

Numrat që duhet të dini për “legjendën” e Barcelonës…

Sadik.Autor

ÇËSHTJA “DJOKOVIC” VAZHDON/ Dalin motivet e ekspulsit, Australia zbardh arsyet e dëbimit të 34-vjeçarit

Delo.autor

Leave a Comment