Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Talenti i Shpresave firmos me klubin holandez (FOTO)

Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Lindon Selahi, është transferuar ditën e sotme te skuadra holandeze e Twentes.

Mesfushori 20-vjeçar ishte pjesë e Standart Liezhit, ndërkohë që ka firmosur një kontratë dy vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Selahi është mesfushor me tipare mbrojtëse, ndërkohë që është cilësuar nga drejtuesit e klubit holandez, si një futbollist me të ardhme të ndritur.

Në prononcimin e tij si futbollist i Twentes, shqiptari u shpreh: “Twente është një klub i madh me një histori të pasur dhe një stadium të madh. Ata janë përsëri në elitën e futbollit holandez. E ardhmja ime është këtu tani dhe dua të jap maksimumin për këtë klub dhe për tifozët”.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Everton-Manchester City. Rezultati 1-3

Delo.autor

PREMIO SPECIALE/ Ja shifra e majme që do të përfitojë Strakosha nëse Lacio merr… titullin

Delo.autor

Gjyla: Punojmë për të ardhmen, besim te elementi i ri

Sadik.Autor

Leave a Comment