Futboll Seria A

Roma në sulm për mbrojtësin e Manchester United

Roma sapo ka çelur negociatat për të blerë mbrojtësin e Manchester United, Daley Blind. Ky është lajmi që raporton “Sky Sport Italia”, dhe futbollisti holandez është shumë i hapur dhe i gatshëm për tu transferuar. Emerson Palmieri është shumë pranë zyrtarizimit te Chelsea dhe verdhekuqtë po kërkojnë për zëvendësimin e mbrojtësit të majtë.

Rezultate imazhesh për daley blind bailly jones

Raportohet se pasditen e kësaj të marte, Blind ka tërhequr vëmendjen e ekipit roman dhe drejtori sportiv i klubit italian, Monchi ka nisur tratativat me ekipin e Premier League. Bëhet me dije se Blind është entuziast për idenë e transferimit në Seria A, te Roma. Futbollisti 27-vjeçar i legjendës së Holandës, Danny Blind, u afrua te United nga academia e Ajax për shumën e €17.5 milionë në 2014. Këtë sezon ai është aktivizuar vetëm në 15 ndeshje për United, duke shërbyer dy asiste dhe shënuar një gol.

Related posts

Mposhtën TIRANËN/ Trajneri i KAMZËS nuk kursehet: I bëmë ‘hyzmetin’, nuk ishte e…

Isa.Autor

Klubi gjerman bën ofertë të majme për yllin e Milanit

Q.Autor

Ndeshje shprese për Lushnjen ndaj Partizanit, lajm i keq për lagunarët para përballjes me të kuqtë

Sadik.Autor

Leave a Comment