Futboll Seria A

Milani zyrtarizon tri largime – Paletta, Gabriel dhe Zanellato

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka konfirmuar se klubi ia ka ndërprerë kontratën Gabriel Palettas, me marrëveshje të dyanshme.

Mbrojtësi është lidhur me disa klube turke, duke përfshirë Fenerbahcen, Galatasarayn dhe Antalyasporin, dhe pritet ta vazhdojë karrierën në Superligën turke.

(Foto: Getty Images)

Lojtari që mbush 32 vjet në muajin e ardhshëm ka pasur kontratë me Milanin deri në fund të sezonit, edhe ashtu nuk do t’i vazhdohej kontrata.

Klubi italian e ka huazuar portierin Gabriel Vasconcelos Ferreira në Serie B te Empoli.

(Foto: Getty Images)

Braziliani ka rënë në listën e përzgjedhjes, duke qenë se para tij ndodhen Gianluigi Donnarumma, Antonio Donnarumma dhe Marco Storari.

25-vjeçari do të qëndrojë te Empoli deri në fund të sezonit, mirëpo gjatë verës do të kthehet në San Siro dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Crotone e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Milanit, Niccolo Zanellato, në formë huazimi deri në fund të sezonit, me obligim blerjeje, ndërsa Rossonerët do të përfitojnë 50 për qind nga shitja e ardhshme.

(Foto: Getty Images)

19-vjeçari rrjedh nga Akademia e Milanit dhe i është dhënë mundësia të luajë për ekipin e parë këtë edicion në Europa League.

Për blerjen e Zanellatos në fund të sezonit, Crotone do të paguajë vetëm 300.000 euro.

Related posts

De Laurentiis “ngrin” tifozët: Cavani tek Napoli është një mashtrim, Di Maria dhe Benzema…

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENAT TEK ARSENAL/ Fabregas: U detyrova të largohesha nga Arsenali!

Delo.autor

BARAZIM ME GOLA/ Teuta dhe Skënderbeu ndahen në “paqe” në një sfidë të “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment