Futboll Sport

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Neymar përfundon në polici. Lëviz me karrige me rrota

Neymar ka mbërritur në një stacion policie për tu marrë në pyetje lidhur me pretendimet se ai ka përdhunuar një modele në një hotel të Parisit.

“Ylli” brazilian ishte nën shoqërinë e stafit të tij të cilët e ndihmonin për të shtyrë karrigen me rrota, pasi vetëm 2 ditë më parë Neymar pësoi një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin e këmbës së djathtë.

Tabloidi britanik ka publikuar pamjet video të Neymarit teksa mbërrin në polici në Rio de Janeiro.

Por ndërkohë që të gjithë po flasin për këtë skandal, ka folur vetë Najila Trindade e cila ka zbardhur edhe të vërtetën e ngjarjes, të paktën siç ajo vetë pretendon. 26-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar deri në Paris për të takuar Neymarin dhe për të kaluar natën me të por ky i fundit e kishte përdhunuar.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Falë MAMASË së Paqueta vijnë edhe 2 SUPER lojtarë tek MILANI

Isa.Autor

CHELSEA NUK NJEH HUMBJEN/ Sarri i pakënaqur me skuadrën: Ne nuk luajtëm…

F.autor

LIVE/ Meksikë- Korea e Jugut, dueli i zjarrit për Grupin F

Sadik.Autor

Leave a Comment