Futboll Sport

MPOSHTI ANGLINË NË NATIONS LEAGUE/ Van Dijk: Nuk do të përballemi ndaj Ronaldos, por ndaj…

Virgil van Dijk ka thënë se Holanda e tij do të ketë përball një Portugali të madhe, e cila nuk është vetëm Cristiano Ronaldo.

Holandë mposhti Anglinë me rezultatin 3-1 duke rezervuar një vend në finalen e Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë.

Van Dijk që konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të botës do të ketë një detyrë të vështirë për të ndalur të dielën Cristiano Ronaldon.

“Ne do të përballemi me një Portugali të madhe, jo vetëm ndaj Cristiano Ronaldos, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha fillimisht ai.

“Jam duke kërkuar për të luajtur këtë finale me këtë ekip dhe do të japim gjithçka që mundemi për të shpresuar që ta marrin atë trofe në fund dhe të bëjmë të gjithë krenarë”, ka thënë Van Dijk.

Kujtojmë që në gjysmëfinale kundër Zvicrës, Ronaldo realizoi tripletën.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Eliminon koronavirusin me 99.84%, ja dysheku çudibërës i Messit

Delo.autor

PO NDODH TANI/ Kroacia mbërrin në Zagreb, shikoni pritjen SPEKTAKOLARE të tifozëve (VIDEO)

Isa.Autor

Bayern: Refuzuam Alexis Sanchez pasi donte një pagë shumë të lartë

Q.Autor

Leave a Comment