Futboll Kategoria Superiore Sport

“ME MIELL MISRI MOS PRIT BUKË GRURI”/ Ish-kapiteni i Partizanit: Titulli i pamundur për të kuqtë

Nga Partizani gjithmonë priten trofe, për vetë emrin dhe tifozerinë e tij, por sipas ish-kapitenit të kuq, Përparim Daiu, në situatën aktuale kjo duket diçka e vështirë. Se çfarë pritet nga një ekip që nuk bën merkato, Daiu e përkufizon me shprehjen: “Me miell misri, mos prit bukë gruri!” Ish-kapiteni vlerëson shumë afrimin e Ilir Dajës dhe në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” tregon edhe cilësitë dhe karakteristikat që e karakterizojnë trajnerin e të kuqve, që nëse krijon një binom me lojtarët mund të rezultojnë edhe fitues. Ish-kapiteni e quan të paprecedentë situatën ku është zhytur futbolli ynë, ku sipas tij kampionati duhet të nisë dhe palët të vijojnë bisedimet, pasi në këtë mënyrë stërvitjen e kthen në stres edhe për lojtarët.

Daiu, çfarë mund t’i kërkohet një ekipi si Partizani, që nuk arrin të bëjë merkato në hyrje këtë sezon?

Këtij Partizani gjithmonë do t’i kërkohet të fitojë trofe, për vetë emrin që ka, si dhe tifozërinë më të madhe në Shqipëri, pavarësisht elementit që ka në skuadër. Një shprehje e famshme popullore është shumë aktuale për realitetin e këtij Partizani, që si specialistë na shkon përshtat se çfarë mund të bëjë ky ekip. Dhe shprehja që i shkon përshtat është: Me miell misri mos prit bukë gruri!

Kanë marrë një trajner ekspert si Daja, që e ka treguar veten edhe kur skuadrat kane pasur probleme. Besoni se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe te të kuqtë?

Për mendimin tim, blerja më e mirë ka qenë trajneri Daja. Kam njohje të hershme me atë, që në fillimet e mia në futboll kur kemi luajtur bashkë te Besa. Ka qenë gjithmonë punëtor, këmbëngulës dhe inteligjent. Karakteristika që i ka përmirësuar akoma më shumë në drejtim si trajner, ku spikat edhe me rezultatet e arritura me ekipe të ndryshme. Besoj se te ky grup do të marrë më të mirën e mundshme, duke i injektuar filozofinë e tij në shumë aspekte, si shpejtësinë e lojës, agresivitetin si në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese, kreativitetin, kompaktësinë dhe frymën e grupit, si dhe shumë elementë të rëndësishëm që trajneri Ilir Daja ka në repertorin e tij.

Related posts

“FRIKA MË E MADHE NË JETËN TIME”/ Braziliani i Partizanit tregon tmerrin gjatë tërmetit (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ I skadon kontrata në qershor, Lazio “shënjestron” lojtarin e Kombëtares…

Delo.autor

Pakult vendos për merkaton, por miratimin e ka presidenti

Sadik.Autor

Leave a Comment