Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BARAZIMI ME TURQINË U-21/ Trajneri Bushi: Doja të futesha në fushë dhe t’i ndihmoja…

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi ka analizuar përballjen ndaj Turqisë në kuadër të eliminatoreve të 21-vjeçarëve për “Euro 2021”.

Pas barazimit 2-2, kreu i pankinës kuqezi thekson se në sfida të tilla gabimet duhet të jenë sa më të pakta. Goli i dytë i Turqisë ishte një dhuratë nga futbollistët kuqezi.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e luftuar nga kundërshtari për ta fituar atë. Patëm kohë për ta përgatitur ndeshjen dhe kjo ishte diçka pozitive për ne. Menduam të vendoseshim mirë mbrapa dhe të prisnim shanset tona, që nuk ishin të pakta. Fillimin e pjesës së parë kishim vështirësi kur kishim topin në kontroll, e dorëzonim shumë  shpejt. Kjo na vuri në vështirësi, sepse vraponim më shumë dhe humbnim shumë energji.

Pjesa e dyte ishte ndryshe u futëm në lojën tonë dhe krijuam rastet për shënim dhe golat. Me pak kujdes mund ta fitonim ndeshjen, por edhe ta humbnim. Në këto nivele duhet të jesh shumë i kujdesshëm, të gabosh më pak se kundërshtari dhe të luftosh më shumë se ai. Ne luftuam dhe vrapuam më shumë se ata, nuk donim ta humbnim këtë ndeshje. Kemi pësuar 6 gola gjithsej në 3 ndeshje dhe të 6 golat janë gabime individuale, të vjen keq”, është shprehur Bushi për FSHF.org.

“Secili duhet të përmirësohet, janë të vegjël dhe kanë potencial për kombëtaren A. Gjithsesi gabime të tilla nuk duhen bërë, ose të bëjmë sa më pak. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën për atë çka dha në fushë për 94 minuta. Ata bënë të pamundurën, vrapuan dhe luftuan me zemër të madhe. Ata kishin grintë, dëshirë, kishin besim tek ajo që po bënin, luajtën me personalitet kundra një kundërshtari me shumë cilësi dhe kualitet. Më vinte shume keq kur i shikoja që luftonin ashtu, saqë doja të futesha në fushë dhe t’i ndihmoja. Por Zoti i shpërbleu në fund për djersën që derdhën. Duhet të vazhdojmë kështu, se futbolli është vazhdimësi dhe këta djem i kanë të gjitha mundësitë për të bërë gjëra të mëdha”, përfundoi ai.

RISITË NË LISTË

Shqipëria U21 ka në plan dy miqësore me Uellsin, fillimisht në “Selman Stërmasi” më 9 qershor dhe dy ditë më pas në “Niko Dovana”.

Trajneri Alban Bushi ka vendosur të afrojë në skuadër edhe tre lojtarë të tjerë: Armando Broja (sulmues, Çelsi), Elion Sota (mbrojtës i djathtë) dhe Redon Mihana (sulmues), këta të fundit nga Apolonia.

Related posts

NIS ME PËRFORCIMET E VERËS/ Skënderbeu gati të transferojë portierin e Kombëtares, ja shkaku kryesor

Delo.autor

BALOTELLI NUK NDRYSHON KURRË/ Shihni “bëmën” e fundit të “Super Marios” ndaj Insignes (VIDEO)

Delo.autor

KLAUZOLA “IBRAHIMOVIÇ”/ Shikoni sa fitojnë lojtarët nëse PSG-ja triumfon në finale

Delo.autor

Leave a Comment