Futboll Sport

SHPËRTHEN BALOTELLI/ Ja reagim EPIK ndaj kritikave për mbipeshë (FOTO)

Mario Balotelli është përgjigjur në mënyrë epike ndaj thashethemeve se e kishte nisur sezonin e ri me 15 kilogramë mbipeshë, me peshë totale 100 kilogramë.

Sulmuesi italian e ka zgjedhur Instagramin për të postuar një fotografi të veten të modifikuar që e bënte të dukej mbipeshë, dhe me një mbishkrim që thotë: “Sapo bëra një selfie! Kjo i jep fund thashethemeve!

28-vjeçari pati një verë të çuditshme, pasi tentoi ta braktisë klubin e tij Nice për t’iu bashkuar rivalit Marseille në Ligë 1 të Francës, por nuk qe në gjendje ta bëjë këtë transferim të ndodhë dhe si pasojë do të qëndrojë në Nice për edhe një vit tjetër.

Ai i quajti shpikje të çoroditura këto thashetheme, duke thënë se shpreson se personi që i ka shkruar ato do ta humbasë punën.

Related posts

NJOFTIMI I FUNDIT NGA UEFA/ Do të ndryshojë rregulli i golit në fushë kundërshtare

Isa.Autor

E VEÇANTË/ XHAKA gati të hyjë në HISTORI, ylli shqiptar “shënjestron” REKORDIN

Isa.Autor

LËVIZJE E PAPRITUR/ Milani nuk e blen, Sandro Tonali do bashkohet me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment