Futboll Sport

ZVICËR-ANGLI/ Pritet një përballje spektakolare në Nations League

Liga e Kombeve do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshjet e radhës, atë për pozitën e tretë dhe atë finale.

Në Ligën A të Ligës së Kombeve, për pozitën e tretë do të luftojnë kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Zvicrës.

Zvicra u mposht nga ‘magjia’ e Cristiano  Ronaldos, kurse Anglia u mund nga ‘tulipanët’ e Ronald Koeman.

Por, statistikat e dy kombëtareve që garojnë për pozitën e tretë na lënë të besojmë se do të ketë një ndeshje spektakolare mes tyre.

Zvicra ka dështuar të shënoj gol në vetëm tri prej 24 ndeshjeve të tyre të fundit.

Anglia në anën tjetër qëndron e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit kundër Zvicrës (7 fitore, 3 barazime).

Ndeshja mes dy kombëtareve do të luhet në Portugali, sot, me fillim nga ora 15:00.

Related posts

LUAJTI NË PERIUDHËN E ARTË TË LUFTËTARIT/ Mesfushori Brahimaj firmos me ekipin e Kategorisë së Parë…

Delo.autor

Probleme për Anglinë/ Sulmuesi largohet nga skuadra pas dëmtimit në shpinë

Isa.Autor

UNIK dhe SPEKTAKOLAR/ 10 në 10 vite: Ja golat më të bukur të Leo MESSIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment