Futboll Sport

U SHKARKUA NGA FEDERATA E MALIT TË ZI/ Trajneri Ljubisa Tumbakovic pranë stolit të Serbisë

Një ditë pasi Federata e Futbollit e Malit të Zi e shkarkoi nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar, për shkak se nuk kishte pranuar ta udhëhiqte skuadrën kundër Kosovës, Ljubisa Tumbakovic, thuhet të jetë kandidat për pozitën e trajnerit të Serbisë.

Tumbakovic, bashkë me dy futbollistë me prejardhje serbe – vendosen të mos merrnin pjesë në ndeshjen e Malit të Zi kundër Kosovës e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020, e cila përfundoi pa fitues 1:1 të premten në Podgoricë – për shkak të presionit të madh politik nga Beogradi.

Si pasojë, Federata malazeze e shkarkoi Tumbakovicin nga posti i trajnerit një ditë pas ndeshjes. Tani që ai është i papunë, spekulohet se mund ta marrë drejtimin e Kombëtares së Serbisë.

Vijesti në Mal të Zi shkruan se Tumbakovic është ndër dy kandidatët me serioz për postin e trajnerit të Serbisë, bashkë me Dragan Stojkovicin.

Serbia u turpërua nga Ukraina duke u mposhtur bindshëm 5:0 në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 dhe e ardhmja e trajnerit Mladen Krstajic është në dyshim të madh.

Duke iu referuar mediave serbe, Vijesti shkruan se njeriu që e la Malin e Zi në baltë në ndeshje ndaj Kosovës për shkak të presionit nga Beogradi, tani mund ta zëvendësojë Krstajicin në postin e trajnerit të Serbisë.

Related posts

I MAHNITUR NGA BOMBERI LEWANDOWSKI/ Mbrojtësi Upamecano: Kjo është cilësia e tij më e mirë

Delo.autor

I VODHËN MEDALIEN E TITULLIT KAMPION/ Liga e Serisë A “qetëson” Piolin: Mister, ditën e sotme…

F.autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Falë një gafe të pafalshme në mbrojtje, ylli Ngo ndëshkon “Korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment