Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-UELLS U-21/ Ndeshja fillon me vonesë, ja arsyeja qesharake

Është duke u luajtur aktualisht në stadiumin “Selman Stërmasi” miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe Uellsit U-21. Ky takim nisi me 15 minuta vonesë, teksa arsyeja është qesharake.

Mësohet se FSHF kishte njoftuar për të gjykuar këtë takim kryesorin nga Lezha, Eldorian Hamiti. Mirëpo, ky i fundit, teksa ora po shkonte 17:00 dhe takimi duhej të niste, nuk ishte paraqitur në stadium, madje as asistentët.

Mësohet se treshja e arbitrave që ishte parashikuar për këtë takim, kishte ngatërruar orarin e fillimit të lojës.

Në këto kushte, me urgjencë zyrtarët e FSHF-së njoftuan gjyqtarin e kolegjiumit të Tiranës, Juxhin Xhaja, i cili mban edhe stemën e FIFA-s. Takimi më pas nisi normalisht, edhe pse skuadrat e bën nxehmjen më tepër se duhet në një mot me temperatura të larta.

Related posts

SA SHUMË “KASAPË” NË FUTBOLL/ Jo vetëm Chiellini-Saka, ja 10-të faullet historike…

Delo.autor

E BUJSHME TEK MANCHESTER UNITED/ Përforcimi i parë i Rangnick është një… psikolog

Delo.autor

LOJTARI I RI PËR MILANIN/ Lucas Paqueta: Dua të bëhem si…

Delo.autor

Leave a Comment