Futboll Seria A Sport

BARAZIM DRAMATIK NË FIRENCE/ Interit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit, përfiton Juventus

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Fiorentinës dhe Interit e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A. Një gol në minutën e 92-të nga ana e sulmuesi Vlahoviç, i hoqi fitoren nga duart skuadrës së Antonio Kontes, e cila kaloi e para në avantazh me anë të Borha Valeros në minutën e 8-të.

Me barazimin e sotëm, zikaltërit u ngjitën në kuotën e 39 pikëve, po aq sa dhe Juventusi. Interi udhëheq kampionatin për shkak të golavatazhit më të mirë se “Zonja e Vjetër”.

 

Inter

Në sfidën e radhës skuadra e Kontes do të presë Xhenoan në shtëpi, ndërkohë që Fiorentina luan sërish brenda, kësaj here ndaj Romës.

Related posts

“LUMË” MILIONASH NGA UEFA/ “Zonja e Vjetër” feston dyfish pas Atleticos, ja arsyeja e bujshme

Delo.autor

Dueli me PSG mund të vendosë të ardhmen e Ronaldos

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Interi kërkon yllin e kombëtares shqiptare të futbollit

Delo.autor

Leave a Comment