Futboll Seria A

Brozovic-Sevilla/ Transferimi drejt dështimit, Spalletti kërkon zëvendësues

Luciano Spalletti po bllokon transferimin e Marcelo Brozovic në Sevilla derisa Inter të gjejë një zëvendësues, ndoshta Javier Pastore ose Nico Gaitan.

Sipas Sky Sport Italia, ylli i Kroacisë ka dhënë miratimin për transferimin në Spanjë në huazim për 1 milion € me mundësi blerjeje në fund të sezonit edhe për 28 milionë euro.

Megjithatë, trajneri Spalletti refuzon të lërë Brozoviç të largohet nëse ai nuk ka një zëvendësim të përshtatshëm në skuadër.

Zgjedhja e parë është Pastore, por agjenti i tij paralajmëroi përsëri këtë mbrëmje se Paris Saint-Germain nuk do të lejojë që ai të largohet në huazim.

Një tjetër alternativë është sulmuesi i Atletico Madrid, Gaitan, i cili kap të 30-tat muajin e ardhshëm, por Interi përballet me konkurrencë të fortë nga Zenit St Petersburg, i cili drejtohet nga Roberto Mancini.

 

Related posts

GODITI ME SHQELM MBROJTESIN E SKENDERBEUT/ Ja dënimi i ashpër për trajnerin Ndreu

F.autor

“ILIR DAJA I DUHURI PËR PARTIZANIN”/ Skerdi Bejzade: Ai nuk pranon ndërhyrje…

Delo.autor

“UEFA KA PARAMETRA TË NDRYSHME”/ Igli Tare sqaron kaosin e ndodhur tek Lazio përpara sfidës së Champions

Delo.autor

Leave a Comment