Futboll Seria A

VIDEO/ VAR nuk po pëlqehet, mund të hiqet vitin tjetër

Gabimet e papranueshme në Milano (goli i parregullt nga Cutrone) dhe në Crotone(anulluar një gol i rregullt) si dhe disa vendime të tjera të dyshimta: kështu që emocionet pakësohen kurse polemikat shtohen.

Fundjava që lamë pas, nuk ishte ajo më e mira për VAR, e cila ka shkaktuar shumë polemika në disa raste dhe në veçanti duhet të përmendim dy gabimet e bujshme të ndodhura në Milano (goli i parregullt i Cutrones) dhe Crotone (anulluar një gol i rregullt) . Episode që shkaktojnë polemika, sepse kjo teknologji ka lindur pikërisht për të shmangur gabimet e këtij lloji: kjo është arsyeja pse tani po bëhet e vështirë të justifikohen dhe të pranohen.

Në San Siro, Milano-Lazio, Cutrone hap garën në 15 ‘dhe detyra kryesore e albitrit të ndeshjes Rocchi dhe Di Liberatore, i pozicionuar tek VAR, është të verifikojnë se sulmuesi nuk ndodhet në pozicion jashtë loje. Sidoqoftë, askujt nuk i shkon në mëndje të kontrollojë mënyrën se si lojtari e godet topin, dmth me bërryl të djathtë.

Është e pakonceptueshme edhe ajo që ndodhi në Crotone gjatë ndeshjes midis Kalabrezëve dhe Cagliarit, kur në fund të ndeshjes, shënon Ceccherini. Ndihmësi Crispo sinjalizon pozicion jashtë loje, arbitri Tagliavento kërkon ndihmën e VAR, por imazhet në mënyrë të qartë e kundërshtojnë vendimin e anësorit. Dhe nuk merren në konsideratë pozicionet e Budimir dhe Capuano, të cilët janë larg aksionit dhe nuk e shqetësojnë portierin. Rezultati, megjithatë, është se Tagliavento zgjedh të anullojë një gol të rregullt, që do t’i kishte dhuruar tre pikë ekipit drejtuar nga Zenga.

Gjithashtu në Crotone një tjetër gabim ishte dëbimi i Pisacane (mjaftonte vetëm një i verdhë), ndërsa në Napoli arbitri Mazzoleni nuk kërkoi ndihmën e VAR, për një prekje me dorë të dyshimtë nga ana e Koulibaly tek zona e penalltisë. Një mal me gabime që duhet të na bëjnë të reflektojmë, sepse nuk duhet të harrojmë se ky është një eksperiment dhe për këtë arsye shumë gjëra mund të ndryshohen. Një aspekt tjetër që duhet marrë parasysh, është se ndërprerjet e shumta, bëjnë të vetën, duke prishur bukurinë e ndeshjes. Nëse VAR prodhon kaq shumë gabime, a nuk është më mire të mos përdoret fare?

 

Related posts

Maradona kurorëzon Ronaldon: Më i miri në histori pa dëmtimet

Isa.Autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Beckham i ofron yllit të Chelsea apartament me vlerë 4 milionë paund (EMRI)

Delo.autor

DUAN TË JENË FITUES/ Fabinho fton një kampion bote tek Liverpool

Isa.Autor

Leave a Comment