Futboll Sport

I MBIJETOI AKSIDENTIT TRAGJIK/ Flet shoku i Reyes: Po fluturonim, unë isha duke parë… (FOTO)

I mbijetuari i vetëm i aksidentit të frikshëm rrugor që i mori jetën futbollistit të njohur José Antonio Reyes, kushëriri i lojtarit, ka zbuluar për policinë detaje nga përplasja e makinës ku udhëtonin 3 persona (përveç Reyes, u nda nga jeta edhe njëri kushëri i tij, Jonathan).

Pasi u vërtetua që makina po udhëtonte me mbi 220 km/orë, Juan Manuel Calderon ka rrëfyer nga spitali momentet para përplasjes së frikshme.

“Nuk e di çfarë bëri Jose, nuk mbaj mend”, është shprehur Juan Manuel Calderon, sipas publikimit në El Mundo, gazeta që ka marrë në dorëzim dokumente të ndryshme nga policia.

I mbijetuari ka treguar se nuk e kishte kuptuar që po përplaseshin, sepse ishte duke parë nga dritarja, kur në një kthesë makina frenoi për 90 metra dhe përfundoi jashtë rruge, duke marrë përpara gardhin mbrojtës të rrugës dhe një mur çimentoje 55 cm të trashë.

Më pas kushëriri i Reyes zbulon një detaj drithërues: “Po fluturonim”, tha i mbijetuari, duke shpjeguar se në momentet para përplasjes finale makina u ngrit nga toka, shumë metra në ajër, ndoshta 30 metra.

Dy persona humbën jetën në vend, ndërsa Juan Manuel Calderon shpëtoi, ndonëse me fraktura të shumta dhe djegie në trup.

Related posts

Lojtarët e NFL-së refuzojnë takimin me Trump, kreu i shtetit anullon ftesën

Sadik.Autor

HUMBËN TURPSHËM/ Por golin e parë në Botëror panamezët e festojnë me lot, puthje dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

RINOVOI DERI NË 2023 ME JUVENTUSIN/ Pjaniç nxiton të zbulojë ndjesinë bardhezi

Isa.Autor

Leave a Comment