Futboll Sport

TREGON VLERAT DHE JASHTË FUSHE/ Haaland befason me gjestin e tij, shkon në ndihmë të tre skuadrave

Shënon gjithmonë dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Erling Haaland, sulmues i Norvegjisë, ka qenë protagonist me kombëtaren e tij duke shënuar 5 gola në vetëm 3 ndeshje. Tre kanë ardhur në ndeshjen e fundit kundër Gjibraltarit.

Megjithatë, forca e sulmuesit nuk është vetëm ajo që tregon në fushën e lojë, por edhe ajo mendore që vjen nga vlerat që ka dhe nga origjina e tij.

Konfirmimi, siç ka bërë të ditur Sport, nga gjesti i fundit i papritur që ka bërë në favor të tre skuadrave të vogla të vendit të tij.

Haaland, në fakt, duket se i ka dhuruar Rosseland BK, Bryne FK dhe Grorud, shpërblimet në para që ka marrë për ndeshjet me Norvegjinë.

Sulmuesi i ri po udhëheq kombëtaren drejt kualifikimit në Botërorin e Katarit dhe madhështia e tij dëshmohet jo vetëm me golat që realizon në fushë, por me këto gjeste që e bëjnë një idhull të padiskutuar në atdhe.

Related posts

ZHGËNJIM I MADH NË KUALIFIUESE/ Hamilton befason me deklaratën: Ndoshta Ferrari duhet të ndryshojë pilot

F.autor

MOMENT EPIK NË ZVICËR/ Ja momenti kur qeni i presidentit futet në fushë dhe ndërpret ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Laçi 3 vjet pa fituar në Kukës, sot kërkon të paktën 1 gol

Sadik.Autor

Leave a Comment