Futboll Sport

FYREJE RACISTE NË DREJTIM TË “DARDANËVE”/ Politikani gjerman i bën apel UEFA-s: Dënoni bullgarët…

Kosova arriti të mposhtë mbrëmë Bullgarinë 2-3 në Sofje, në kuadër të eliminatoreve të EURO 2020.

Por, mbrëmë gjatë ndeshjes Bullgari-Kosovë, nga tifozët bullgarë në stadiumin “Vasil Levski” ka pasur fyerje raciste në drejtim të “Dardanëve”.

Politikani i njohur gjerman dhe ish-deputeti i Bundestagut, Stefan Schwarz, ka publikuar një status në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruar se bullgarët kanë bërë thirrje raciste.

“UEFA duhet ta sanksionojë racizmin! Racizmi ballkanas në Sofje në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Në stadium tifozët bullgarë: “Ubi,Ubi, shqiptare! Mbyti, Mbyti shqiptarët”, ka shkruar politikani gjerman.

Më tej ai përkujton se FIFA në Kampionatin Botëror të zhvilluar vitin e kaluar në Rusi, i pati dënuar tre lojtarë zviceranë, prej të cilëve dy me prejardhje kosovare (shqiptare).

Dënimi u ishte shqiptuar “për një përshëndetje shumë popullore dhe fare jo agresive, të atë bërjes së shqiponjës me duar, e cila është edhe simboli qendror në Flamurin shqiptar dhe është botërisht i njohur si simbol i të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Schwarz.

Related posts

KANË FITUAR “TOPIN E ARTË”/ Ja superekipi me lojtarët që nuk kanë ngritur Championsin (FOTO)

Isa.Autor

NGA COCA COLA TEK BIRRA/ Janë 2 miliardë euro në lojë, UEFA del me komunikatë zyrtare kundër CR7 me shokë

Delo.autor

Ndalet Barcelona, Getafe një ‘kockë e fortë’ për katalanasit

Q.Autor

Leave a Comment