Futboll Seria A Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan i prish planet “Zikaltërve” për mesfushorin e Serie A…

Dukej gjithçka e mbyllur, por e ardhmja e Nicolo Barellës nuk është vendosur ende.

Mesfushori i Cagliarit ishte shumë pranë kalimit tek Interi, por së fundmi për të transferimin e tij ka ndërhyrë edhe Milani, me Paolo Maldinin që e dëshiron patjetër 22-vjeçarin me fanellën kuq e zi.

Barella, i cili vlerësohet rreth 50 milionë euro nga klubi sard, kishte arritur një marrëveshje me Interin, por ndërhyrja e Milanit mund të prishë planet e zikaltërve.

Nga ana e tyre drejtuesit e Milanit do të kërkojnë që të bindin presidentin e Cagliarit, duke ofruar para dhe kartonin e sulmuesit Patrick Cutrone për të marrë Barellën.

Related posts

Armand Duka: Vështirë se vjen dita që unë të largohem nga FSHF, vetëm po i hyra politikës

Sadik.Autor

“ËSHTË E VËSHTIRË…”/ Flet Edi Reja: Prej 1 muaji jam në izolim

F.autor

NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja europiane merr lajmin e keq para fillimit të ndeshjes, 5 lojtarë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment