Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NUMËR ZHGËNJYES PËR KOMBËTAREN/ Ja sa bileta janë shitur deri para ndeshjes me Moldavinë

Kombëtarja Shqiptare luan sfidën e saj të katërt kualifikuese, në grupin H, në shtëpi përballë Moldavisë.

2 humbjet dhe vetëm një fitore me Andorrën, si dhe loja jo e mirë nga kuqezinjtë, kanë zbehur edhe interesimin e tifozëve për këtë takim.

Sfida e cila do të luhet në 20:45, në “Elbasan Arena”, ka shënuar shumë pak bileta të shitura. Rreth dy orë para nisjes së takimit, gazeta mëson se janë shitur vetëm 3800 bileta, në një stadium që shkon në rreth 13.000 vende.

Kundërshtari i një niveli jo shumë të fortë, por edhe paraqitjet jo të mira nga Shqipëria, kanë bërë që edhe interesimi të jetë i ulët. Gjithsesi, pritet që të ketë shumë tifozë, të cilët e blejnë biletën, vetëm pak momente para se të futen në stadium.

 

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kukësi në “Loro Boriçi”. Rezultati 2-3

Delo.autor

PLAS TE BAJNERI I MYNIHUT/ Sherr me trajnerin Nagelsman, futbollisti braktis stërvitjen

F.autor

Mbrojtësi driblon kapitenin: S’dua të zëvendësoj Agollin, por të jem Aliji

Sadik.Autor

Leave a Comment