Futboll Sport

STATISTIKAT/ Mbappe lojtari më i shtrenjtë në planet, “Pleshti” jashtë podiumit. Ja klasifikimi…

Kilië Mbape, sulmue si i PSG-së dhe ko mbëtares franceze, është futbollisti më i shtrenjtë në Europë dhe rrjedhimisht edhe në botë, sipas klasifikimit të fundit të Observatorit të Futbollit CIES. Me vlerën e 252 milionë eurove, 20-vjeçari është në krye të listës me 100 lojtarët më të shtrenjtë të pesë kampionateve kryesore të Europës. Ai ndiqet nga Mohamed Salah.

Vlera e sulmuesit egjiptian të Liverpulit ka shkuar në 219 milionë euro dhe një tjetër yll i Premier Ligës plotëson treshen e podit: Vlera e kartonit të Rahim Sterling të Mançester Sitit i kalon gjithashtu 200 milionë eurot (208). Janë tre sulmues ata që okupojnë tri vendet e para.

KU ËSHTË MESI?

Vetëm vendi i katërt për Lionel Mesin, vlera e të cilit sot është 167 milionë euro, por kjo është normale, sepse CIES e bën këtë klasifikim duke përdorur një algoritëm që merr në konsideratë faktorë të tillë si mosha, kohëzgjatja e kontratës, pozicioni, minutat e luajtura, golat, eksperienca ndërkombëtare dhe performanca me klubin, të cilat llogariten të gjitha bashkë.

Vetëm vendi i 20-të për Kristiano Ronaldon. 34- vjeçari sot do të çmohej me 118 milionë euro.

TË TJERËT

Sa u përket më të shtrenjtëve sipas pozicioneve, portieri më i shtrenjtë është Alison Beker (107 milionë euro), ndërsa në kategorinë e mbrojtësve, vendin e parë e zë një tjetër kampione Europe, Trent-Aleksander Arnold: “shigjeta” e Liverpulit kushton 130 milionë euro.

Related posts

E PABESUESHME NË BULLGARI/ Ja gafa kur sulmuesi me portën bosh e dërgon topin jashtë stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

E pëlqen BARCELONA/ Ajax mer këtë VENDIM për talentin De Jong

Sadik.Autor

RIKTHIMI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Ajeti ka një mesazh të qartë: Shpresoj të fitoj sërish Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment