Bundesliga Futboll Sport

E PAPRITUR/ Ish-lojtari i Atletico Madrid tërhiqet nga futbolli në moshën 30-vjeçare, ja arsyeja

Ish-futbollisti i Atletiko Madrid, Ignacio Kamaço, i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 30-vjeçare. Shkak për këtë vendim të vështirë është bërë një dëmtim i rëndë që futbollisti pësoi.

Bëhet me dije se 30-vjeçari ndjen dhimbje të mëdha te kyçi i këmbës së majtë dhe nuk mund të vazhdoj të luaj më. Edhe pse së fundmi provoi të stërvitej, ishte e pamundur, për të mposhtur këtë lëndim.

Pas disa operacioneve dhe trajtimeve mjekësore, Kamaço shpresoi të luante përsëri këtë verë, por dëmtimi e detyroi t’i vare përfundimisht këpucët në gozhdë.

Ignacio-Camacho-retires-from-football-at-the-age-of-30

Për sa i përket karrierës së tij, mesfushori spanjoll është aktivizuar përveç Atletikos edhe me Malagan dhe Volfsburgun. Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës gjermane, duke e mbyllur pikërisht te Volfsburgu. Ai gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellën e kombëtares spanjolle.

Related posts

LAJM I KEQ PËR YLLIN MILIK/ Rezulton sërish pozitiv me koronavirus, ndjenjë frike për sulmuesin e Lazios

Delo.autor

“JEMI DUKE KËRKUAR…”/ Solskjaer rrëfen sekretin e suksesit: Pas çdo ndeshje takohem me atë

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Ndizet sfida Francë-Kazakistan, Benzema realizon 2 gola për 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment