Futboll La Liga Sport

ZBULON ZHGËNJIMIN QË MORI NË “ANFIELD”/ Suarez rrëfen: Pas eliminimit nga Champions, doja ta…

Jo vetëm Messi, edhe Suarez e ka përjetuar rëndë eliminimin nga Champions League. Barcelona e kishte fituar ndeshjen e parë kundër Liverpoolit 3-0 në “Camp Nou” dhe shihej me një këmbë në finale të Ligës së Kampionëve.

Por, në sfidën e kthimit në “Anfield”, Liverpooli bëri mrekullinë kundër Barçës duke fituar 4-0, për t’u kualifikuar në finale, ku triumfoi 2-0 ndaj Tottenhamit. Lionel Messi e përjetoi më së rëndi këtë eliminim, por jo vetëm ai. Luis Suarez tani ka zbuluar zhgënjimin që mori në Anfield.

“Pas eliminimit nga Champions, doja ta zhdukesha nga kjo botë. S’dua as ta kujtoj”, u shpreh Suarez para startit të Copa America. Suarez me Uruguain do të kenë punë në Grupin C me Ekuadorin, Japoninë dhe Kilin.

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Ja dënimet që marrin Skënderbeu, Vllaznia dhe Luftëtari

Delo.autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË TURQI/ Et’hemi realizon një “PERLË” dhe afron ekipin me zonën play-off (VIDEO)

Delo.autor

Shuma marramendëse që duhet t’i paguajë Chelsea Conte-s në rast shkarkimi

Q.Autor

Leave a Comment