Futboll Sport

“KURRË TEK REAL MADRID”/ Messi flet për të ardhmen, gjithçka vendoset në fund të sezonit

Man.City dhe PSG janë dy klube që ndjekin prej kohësh Leo Messin, në skadencë të kontratës me Barcelonën në fund të sezonit, por ylli argjentinas merr më shumë kohë: “Do të pres fundin e sezonit, për momentin gjëja më e rëndësishme është skuadra, nuk duhet të shpërqendrohet nga këto gjëra. Di që shumë persona tek Barcelona dëshirojnë që të qëndrojë, disa të tjerë që dëshirojnë të largohem, kjo është e vërteta, por do të bëjë atë që është më e mira për klubin dhe për mua, nuk kam dyshime, në fund do të bëj atë që më thotë zemra dhe mendja”, u shpreh Messi duke përjashtuar më pas në mënyrë të prerë mundësinë për një transferim tek Real Madrid

Ballon Dor Lionel Messi

“Kjo është e pamundur, një ditë do të më pëlqente të luajta në SHBA”. Në intervistën e tij, në asnjë moment, Messi nuk u shpreh i bindur se do të vijoj të qëndrojë në Barcelonë, qytet dhe ekip ku për 16 vite ka përjetuar gjithçka: “Është një histori e vogël dashurie me qytetin dhe klubin. Të përfundoj si të përfundoj, asgjë nuk mund të fshijë 16 vite si profesionist, nuk është e lehtë të qëndrosh në një klub për një kohë kaq të gjatë. Ka pasur edhe momente të vështira, edhe shumë të vështira, por gjithçka është kaluar. Të shohim tani në fund”, theksoi Leo Messi duke lënë gjithçka të hapur.

Related posts

SUPERSFIDA/ Gattuso publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Napolit, të ftuar edhe…

Isa.Autor

Pritet largimi i Mottas, PSG synon N’Golo Kante për mesfushën

Q.Autor

DIKTATORI ITALIAN/ Mbappe u vonua në stërvitje, Bufon i jep një… SHUPLAKË (FOTO)

Isa.Autor