Futboll Ligue 1

Neymar nuk e fal Barçën, pretendon 30 milionë euro

Neymar ka vendosur të kërkojë pjesën e dytë të bonusit të rinovimit, që duhej të merrte, siç parashikohej me kontratën e tij kur u largua nga Barcelona, në gushtin e kaluar.

Siç zbulohet nga “El Mundo”, ylli “Carioca” do t’i kërkojë klubit Blaugrana 30 milionë euro. Barça nuk është ndalur dhe ka kundërshtuar këtë me një ankesë.

Kur u ballafaqua me kalimin e Neymar te PSG, pas pagesës së klauzolës së përfundimit të kontratës së lojtarit, Barcelona ka vendosur të mos ia paguajnë brazilianit pjesën e dytë të primit të rinovimit të caktuar në kontratën, që e lidhi atë me klubin katalanas deri në vitin 2021. Barcelona konsideron se kontrata nuk është plotësuar në mënyrë të njëanshme.

PSG doli në mbrojtje të lojtarit, kur u njoftua nënshkrimi dhe “lajmëroi qëndrimin e Barcelonës” në lidhje me pengesat ligjore të imponuara.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja telefonata që ka bërë Koeman pas humbjes së turpshme

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Zvicra publikon listën e lojtarëve për Kualifikueset “Euro2020”, ja shqiptarët e ftuar (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ BOLOGNAS/ Mijëra “Koulibaly” në stadium, tifozët e “Napoletanëve” do të shkundin Seria A

Delo.autor

Leave a Comment