Futboll Premier League

Arsene Wenger konfirmon aksidentalisht transferimin e Aubameyangut

Arsenali duket se ka konfirmuar aksidentalisht transferimin e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi.

Aubameyang ka arritur në kampin stërvitor te Arsenali dje pasdite për të kryer testin mjekësor, por klubi nuk kishte dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth transferimit të tij, gjë të cilën ende nuk e ka bërë.

Megjithatë, pas disfatës 3 me 1 mbrëmjen e kaluar ndaj Swanseas, Arsenali aksidentalisht ka postuar një video (mund ta shihni më poshtë) ku trajneri Arsene Wenger konfirmon transferimit e sulmuesit.

“Aubameyang është një lojtar i Arsenalit, ju sigurisht jeni të kënaqur që keni arritur këtë marrëveshje”, ishte pyetja nga intervistuesi.

“Po, është një lajm i mirë. Ne kemi nevojë për njerëz që mund të na dhurojnë neve më shumë në departamentin ofanziv. Ne nuk jemi aq ekas në sulm”, është përgjigjur trajneri francez.

Related posts

CR7 DHE GEORGIONA PUSHIME NË JAHTIN LUKSOZ/ Portugezi mendon t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë

Delo.autor

Gafat e portierëve nuk mbarojnë kurrë, Kabajero i Argjentinës “tërbon” rrjetin (VIDEO)

Sadik.Autor

Gjyla guxon: Do të ndryshojmë opinionin për Lushnjen

Sadik.Autor

Leave a Comment