Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MORI PJESË NË NDESHJEN E BAMIRËSISË/ Mërgim Mavraj : Ndeshjet e Kosovës i kam parë me lot gëzimi…

Mërgim Mavraj ishte një prej yjeve që mori pjesë në ndeshjen e bamirësisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ishte pjesë e skuadrës së Granit Xhakës, e cila barazoi 4-4 kundër asaj ku kapiten ishte Milot Rashica dhe paratë nga të ardhurat e biletave të shitura u shkuan familjeve në nevojë.

Në fjalën e tij për “ART Sport”, qendërmbrojtësi ka thënë se ndeshjet e Kosovës i ka parë me lot gëzimi.

“Ndeshjet e Kosovës i kam parë me lot gëzimi. Unë jam kosovar, prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Kosovë, ndaj më bëhet qejfi që djemtë po i zbatojnë siç duhet detyrat e trajnerit. Lakmi? Jo, aspak! Vetëm mirënjohje për të gjitha të mirat që më ka dhënë Zoti, pasi jam shpërblyer me shumë gjëra. Edhe me Kombëtaren e Shqipërisë kemi arritur shumë gjëra të mira. Unë besoj që të gjithë këto që po gëzohen tani për Kosovën, janë gëzuar disa vite më parë për kuqezinjtë”.

Related posts

Ky është spoti që zbulon pretendentët për “Topin e Artë 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Skuadra e Cungut e nis në sulm pjesën e dytë, Alban Hoxha tregon reflekset (VIDEO)

Isa.Autor

GJESTI PREKËS/ Ish-kampioni i Botës i dhuron palcën kurrizore të bijës për t’i shpëtuar jetën (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment