Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK BARCELONA/ Njihuni me 10 rregullat e hekurta të Xavi-t për kthesën

“Rregull dhe disiplinë” është baza e projektit të trajnerit të ri të Barcelona-s, Xavi Hernandez. Ish-mesfushori ka bërë të qartë gjatë prezantimit se do t’i imponojë skuadrës disa norma që ka mësuar dhe respektuar si lojtar:

“Gjërat kanë shkuar gjithmonë mirë kur në grup ka patur rregull dhe disiplinë”.

E përditshmja AS ka zbuluar 10 rregullat që Xavi do t’i kërkojë skuadrës të respektojnë me synimin për t’u rimëkëmbur.

1 – Xavi do të vendosë një orar të ri për seancat stërvitore: afati i fundit për mbërritjen e lojtarëve do të jetë në 9:30, një orë e gjysmë përpara fillimit të seancës. Në këtë mënyrë do të ketë hapësira për bisedat mes futbollistëve dhe ish-mesfushorit.

2 – Do të ndryshojnë oraret edhe për stafin me asistenët e tij dhe pjesën tjetër që do të duhet të paraqiten dy orë para seancës stërvitore, në mënyrë për të qenë gati për mbërritjen e lojtarëve.

3 – Gjatë ditës, skuadra do të duhet ta konsumojë drekën vetëm në sallën e ngrënies të klubit, me një dietë të fiksuar sipas parametrave të ekspertëve të ushqimit të klubit.

4 – Xavi do të vendosë një kod të rreptë sjelljeje, që parashikon gjoba edhe për faulle që mund të bëhen në stërvitje. Kjo ide është marrë direkt nga eksperienca me Guardiola-n.

5 – Janë parashikuar gjoba edhe për ata që do të vonohen dhe do të rriten në rast se gabimi do të përsëritet: 100 euro për gabimin e parë, 200 për të dytin e kështu me radhë.

6 – Më pas do të ketë një kontroll edhe për aktivitetin e jashtë të skuadrës para ndeshjeve: futbollistët do të duhet të kthehen në shtëpi brenda mesnatës.

7 – Xavi do të zgjedhë lojtarët që do të zbresin në fushë në bazë të një sistemi meritokracie. Nuk do të ketë titullarë fiks: vendi në skuadër do të duhet të fitohet falë punës së bërë në ndeshje dhe në stërvitje.

8 – Xavi dhe stafi i tij do të kontrollojnë të gjitha aktivitetet e futbollistëve që mund të ndikojnë te paraqitja e tyre në fushën e lojës. Për shembull, do të jenë të ndalura udhëtimet e shpeshta private.

9 – Do të jenë të ndaluara edhe të gjitha aktivitetet e lojtarëve që konsiderohen të rrezikshme: Xavi synon të shmangë në çdo mënyrë dëmtime të reja dhe lojtarët do të gjobiten në rast të shkeljeve.

10 – Në fund, të gjithë lojtarët do të duhet të ruajnë imazhin e mirë të klubit: do të duhet të respektojnë rregullat, të përshëndesin dhe të ndërveprojnë me tifozët, të mbështesin skuadrën dhe të shmangin sjelljet e gabuara.

Related posts

VENEZIA-JUVENTUS/ Pas një krosimi në zonë, Morata ndëshkon për “Bardhezinjtë”. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

I KUNDËRPËRGJIGJET LEGJENDËS SUEDEZE SË HOKEJIT/ Ibrahimovic: Ai nuk më njeh mua, është më mirë të heshtë…

Delo.autor

NGA AVENTURA “ZIKALTËR” TEK JETA PERSONALE/ Mesfushori Barella: Kam pasur gjithmonë fanellën me numrin 18, por…

Delo.autor

Leave a Comment