Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani bën goditjen e parë në merkato, prezantohet Uilliam Kordeiro

Partizani ka prezantuar pak orë më parë trajnerin e ri Franko Lerda ndërkohë që ka nisur nga puna edhe me merkaton duke afruar emra të rinj. Ashtu siç edhe pritej, ditën e sotme është zyrtarizuar blerja më e re e të kuqve, Uilliam Kordeiro.

Mbrojtësi brazilian që e mbylli sezonin me Kukësin si sulmues i majtë, mbylli një sezon fantastik në aspektin personal duke shënuar disa gola dhe duke qenë protagonist me asistime. Sakaq, në fund fitoi edhe Kupën e Shqipërisë duke u larguar nga Kukësi si protagonist absolut. Korderio do të bashkohet me Partizanin në stërvitje që nga dita e sotme.

Njoftimi i klubit: 

“UILLIAM KORDEIRO MELO AFRIMI PARË I KAMPIONËVE

Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Uilliam Kordeiro Melo. Mbrojtësi i djathtë brazilian do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri futbollistik 2019–2020, pasi ka nënshkruar kontratën me klubin me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25 vjeçari vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te Kukësi, skuadër me të cilën u aktivizua në 33 ndeshje duke realizuar edhe 5 gola. Uilliam i cili përshtatet mjaft mirë në mbrojtje edhe në mesfushë, do ti bashkohet sot kampionëve në fuqi, për të nisur përgatitjet me skuadrën”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Related posts

ZYRTARE/ U largua nga Egnatia, mesfushori firmos në Izrael

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Ja ndeshjet që do t’ju bëjnë MILIONER (FOTO)

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ Ndizet alarmi Fshatin Olimpik, pozitivë me koronavirus 12 agjentë të sigurisë

Delo.autor

Leave a Comment