Futboll Sport

LOJRAT OLIMPIKE “MINSK 2019″/ Presidenti Meta i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues: Forca dhe suksese…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar ekipin që do të marrë pjesë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat II Olimpike Europiane “Minsk 2019”.

Meta i dorëzoi flamurin Kombëtar, ndërsa gjatë fjalës i uroi suksese delegacionit të sportistëve shqiptarë.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që t’iu dorëzoj sot Flamurin, me bindjen se ju jeni më të mirët për ta ngritur atë sa më lart në këto lojëra mjaft të rëndësishme. Jemi që të gjithë krenarë për punën tuaj, për talentin dhe shpirtin tuaj të garës dhe ju uroj suksese pasi ky është flamuri që bashkon të gjithë shqiptarët kudo në botë.

Sporti ka treguar e ka ditur në momente të rëndësishme të ngrejë lart ndjenjën kombëtare përmes sukseseve dhe arritjeve, që nuk na kanë munguar dhe të cilat mezi po i presim tani në Bjellorusi.

Shpresojmë t’ju takojmë edhe pas kësaj ngjarjeje të madhe për të festuar arritjet tuaja. Forca dhe suksese!” – iu drejtua Presidenti Meta sportistëve shqiptarë, duke i falënderuar ata, trajnerët dhe të gjitha institucionet e sportit.

Presidenti i Republikës i dorëzoi Flamurin Kombëtar boksierit Krenar Zeneli, flamurmbajtësit të ekipit përfaqësues olimpik europian të sportistëve shqiptarë, që do të parakalojnë në Minsk.

Ndihem shumë i nderuar që do të jem unë flamurmbajtësi në këtë veprimtari madhështore. Shpresojmë që t’i sjellim sa më shumë medalje vendit tonë dhe ta nderojmë në podiumin e Europës.” –  u zotua boksieri Zeneli, në emër të të gjithë Ekipit Olimpik Shqiptar.

Kujtojmë që Lojërat II Olimpike Europiane do të zhvillohen në Bjellorusi nga data 21 deri më 30 qershor 2019.

Related posts

“KEMI VUAJTUR PËR SA I TAKON REZULTATIT”/ Conte: Duhet të marrim shembull nga Parma…

Delo.autor

“TË DUA”/ Theo Hernandez bën prapaktheu, ribashkohet me seksbombën Zoe Kristofoli (FOTO)

Delo.autor

PRAPASKENA/ U nis te Roma, përfundoi te Barcelona; Malcom e kërkoi edhe Real Madridi

Isa.Autor

Leave a Comment