Futboll La Liga

Konkurrencë edhe te Levante për Sadikun, pritet ish sulmuesi i Milanit dhe Interit

Armando Sadiku u transferua sot te Levante në Spanjë, ku do të vijojë karrierën, pasi te Legia e Varshavës nuk po gjente hapësira të mjaftueshme në fushë.
Gjithsesi, sulmuesi elbasanas i Kombetëras Shqiptare, do të duhet të djersijë shumë edhe në Spanjë, për të siguruar një vend si titullar.

Kjo pasi Levante është shumë pranë afrimit të një tjetër sulmuesi nga Seria A, Gianpaolo Pazzinit. Sulmuesi i Veronës ka marrë miratimin për t’u transferuar në La Liga dhe pritet të zyrtarizohet marrëveshja nga çasti në çast.

Ndonëse Pazzini është tashmë në moshën 33-vjeçare, ka eksperiencë në skuadra të mëdha si Interi e Milani dhe mund të synojë një vend titullari te Levante.

Related posts

Arsenal dhe Milan në luftë për yllin e Schalkes

Q.Autor

Salah nuk e ka falë Ramosin, flet për herë të parë pas lëndimit në finale të Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

HENRY tashmë në rolin e trajnerit/ Legjenda franceze në krye të ekipit të njohur

Isa.Autor

Leave a Comment