Futboll Kategoria Superiore Sport

E PABESUESHME/ Kukësi anulon festën pas triumfit në Kupë, ja arsyeja…

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Kukësit ka njoftuar se festa për fitimin e Kupës së Shqipërisë në qytetin verilindor nuk do të zhvillohet.

Shkak për këtë anulim të festës, është bërë bashkia e qytetit të Kukësit, që nuk iu ka dhënë lejë për zhvillimin e koncertit në sheshin “Skënderbej”, apo edhe në shëtitoren e qytetit. Bashkia ka kërkuar që festa të zhvillohej në stadium, por drejtuesit e Kukësit mendojnë se nuk janë kushtet e duhura për të zhvendosur në stadium.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Festa, “ Kupa rikthehet në Kukës”, mund të mos bëhet për shkak se bashkia nuk ka dhënë leje për zhvillimin e saj në sheshin “Skënderbej”, apo dhe në shëtitoren e qytetit, duke e spostuar fëstën në stadium , ku ne mendojmë se nuk janë kushtet e duhura dhe se qytetarët privohen.

Klubi kishte kërkuar leje në bashki dhe ka bërë gjithë njoftimet në institucionet që kanë përgjegjësi për të siguruar këtë aktvitet , por përgjigja e bashkisë ka qenë absurde duke u hequr mundësinë e festimit të një trofeu në Kukës , tifozërisë dhe banorëve të Kukësit.

Në festë ishin ftuar këngëtarë e artistë të njohur nga Kosova, Kukësi e Tirana, duke mos i dhënë asnjë nuancë politike kësaj feste sportive.

Ky refuzim për të festuar është në vazhdën e pengesave që ka sjellë institucioni i bashkisë për FK Kukësin ,duke nisur me mos shlyerjen e detyrimeve që janë miratuar më vendim këshilli, dhe më e fundit pengesat që po ngre bashkia për të mosndërtuar stadiumin e ri, stadium që do bëhet do a po s’do bashkia.

FK Kukësi do ecë përpara për kënaqësinë e kuksianëve, dhe stadiumi do jetë ndër më të mirët në vend.

Related posts

EURO 2020/ Izraeli u jep leksion kundërshtarëve me këtë aksion model (VIDEO)

Delo.autor

POLICIA E MANÇESTERIT NË KËMBË/ Tifozët e “Djajve të Kuq” nuk durojnë dot. Ja çfarë ndodh jashtë stadiumit…

Delo.autor

INVENSTIMI I RI/ FSHF inauguron fushën me bar natyral për ekipin e Kategorisë së Dytë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment