Futboll Seria A Sport

LËVIZJE NË MERKATON E VERËS/ Juventus shet për 15 milionë euro sulmuesin e talentuar…

Klubi i Bolognës ka vendosur të ushtrojë të drejtën blerjes së sulmuesit anësor Riccardo Orsolini nga Juventusi, duke paguar shifrën prej 13 milionë eurosh që ishte parashikuar në formulën e huazimit verën e kaluar.

Aktualisht sulmuesi është i impenjuar me Kombëtaren Italiane U21, ndërsa në ditët në vijim pritet të shkojë në zyrat e klubit për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

“Juventus Football Club njofton se Bolonja ka ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare të drejtave të regjistrimit të lojtarit Riccardo Orsolini për një shumë prej 15 milion € për t’u paguar në tre vite”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të Juventusit.

Nga ana tjetër, klubi bardhezi nuk ka preferuar të heqë dorë përfundimisht nga kartoni i sulmuesit të talentuar, që shpërtheu nën drejtimin e Sinisa Mihajloviç dhe ka ruajtur të drejtën e riblerjes për shifrën e 23 milionë eurove.

Related posts

“Fenomeni” shkon në ndihmë të yllit të Premier League

Q.Autor

“CUADRASO NJË KLOUN”/ Asllani trazon ambientin zikaltër, komenti i tij tërbon drejtuesit e Inter

F.autor

S’KA SURPRIZË NË SAN SIRO/ Milan kalon Dinamo Zagreb, kuqezinjtë tepër të fortë për kroatët

F.autor

Leave a Comment