Futboll La Liga Sport

KËRKON “SURPRIZËN” E MADHE TË MERKATOS/ Perez ofron 130 milionë euro, plus Balen dhe Iscon për të transferuar…

Real Madrid po kërkon të bëjë surprizën e madhe të merkatos.

Florentino Perez deri tani ka shpenzuar plot 300 milion euro me afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Joviç, Hazard, Mendy por presidenti i klubit mbretëror nuk do të ndalen me kaq.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Reali i Madridit do të tentojë sërish të transferojë Neymarin për të cilin po bëhet plani i madh.

Bëhet me dije se Perez është gati të japë 130 milionë euro plus Gareth Balen dhe James Rodriguez, për të arritur te ylli i PSG-së.

“Los Blancos” duket se ka marrë vrull dhe nuk i mjaftojnë pesë blerjet, por do tentojë “goditjen” më të bujshme të merkatos verore.

Kujtojmë që ditën e djeshme në media doli lajmi se Neymar i kishte kërkuar largimin presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Related posts

“FIFA” FLET SHQIP/ Kosova, histori suksesi në 10 vjet anëtarësim

F.autor

KANE DEL “DUARBOSH”/ Debutim i hidhur me Bayern. Leipzig i dhuroi leksion, Tuchel kërkon ndjesë: Më vjen keq

F.autor

KOMBËTARJA MBËRRIN NË FRANFURT/ Pritet nga qindra tifozë shqiptarë në Gjermani

Delo.autor

Leave a Comment