Futboll La Liga

Real Madridi i ofron 35 milionë euro plus Kovacicin për yllin argjentinas

Real Madridi është i gatshëm t’i paguajë 35 milionë euro plus ta dhurojë Mateo Kovacicin për mesfushorin e Argjentinës, Keandro Paredes.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se ylli i Zenit St. Petersburgut, Paredes është në mesin e objektivave kryesore të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Kampi i Paredes e ka konfirmuar se Real Madridi ka shfaqur interesim për të.

Prandaj, gjiganti i La Ligës është i gatshëm t’i paguajë 35 milionë euro plus Mateo Kovacicin për Paredes, i cili në qershor të vitit të kaluar debutoi për Argjentinën.

Megjithatë, Kovacic nuk dëshiron të shkojë për të luajtur në ligën ruse, pasi ka oferta shumë më joshëse nga klubet evropiane.

Related posts

KRITIKAT NDAJ MORATAS? Bonucci i del në mbrojtje shokut të skuadrës: Pres me padurim ta përqafoj në…

Delo.autor

ACAROHEN TIFOZAT/ Xhirohet film p*rno në stadiumin ku do të luhet finalja e Championsit

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Harry Kane vendos për të ardhmen, dëshiron të transferohet tek ekipi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment