Kategoria Superiore Shqipëri

LIVE/ Laçi nuk përmbahet kundër Luftëtarit, shënon edhe golin e tretë

Laçi 2-0 Luftëtari

Minutë pas minute\

85’ Zëvendësimi i dytë për Laçin. Del nga fusha Nika, në lojë Bardhi.

79′ Qaqqi shënon golin e tretë për Laçin

77’ Luftëtari kryen edhe zëvendësimin e fundit. Del nga fusha Rroca, në fushë Rrapo.


75’
 Bregu kërkon një penallti pasi pengohet në zonë. Ka tension midis tij dhe lojtarëve të Laçit.

73’ Zëvendësimi i parë për Laçin, Del Da Silva, në fushë Xhixha.

72’ Faulle të shumta të shkaktuar nga lojtarët e Laçit. Një faull i rrezikshëm i Nikës në dëm të Bregut ndëshkohet me të verdhë nga arbitri.

67’ Zëvendësimi i dytë për Luftëtarin. Largohet Ramadani, në fushë Aurelio.

65’ Ka një faull në dëm të Ansi Nikës shumë afër zonës së Luftëtarit. Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë

60’ Kristaj Abazaj zëvendësohet për ti lenë vendin Mingës.

58’ Luftëtari pretendon një faull shumë afër portës, por arbitri vazhdon lojën.

50′ Lojtari i Laçit, Fangaj është ndëshkuar me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë në Laç

45′ Përfundon pjesa e parë me shifrat 2-0 për vendasit

31’ Rexhinaldo ka dyfishuar, Rexhinaldo ka kërcyer me kokë për të pritur një krosim dhe është treguar më i shpejtë se portieri i Luftëtarit. Rexhinaldo nuk feston golin.

23’ Gooooool Ansi Nika kalon në avantazh vendasit, duke mposhtur portierin Ruci.

18′ Shkurtaj tetnon të godasë nga jashtë zonës, por goditja ishte e lehtë për portierin Selmani.

17’ Abazaj rrezikon, shmang dy tre lojtarë, por mbyll mbrojtja e Lacit.

15’ Laçi pranë golit. Pas krosit nga goditja e dënimit Qaqi ngrihet në ajër dhe godet, por pret portieri Ruci.

9’ Sefgjini kërkon Uzunin nga e majta e fushës, por Jakovklevic mbyll bukur ne duel shpejtësie me Uzunin.

1′ Ka nisur takimi në Laç/ panorama sport

Sot në Laç luhet sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes të besuarve të Gentian Mezanit dhe Luftëtarit të Hasan Likës.

Kurbinasit vijnë pas një humbje në kampionat kundër Kamzës por gjithsesi kjo nuk e zbeh aspak ecurinë pozitive gjatë kampionatit. Kupa për Laçin shihet si një mundësi e mirë për të siguruar kupat e Europës dhe një mundësi për ta mbyllur edicionin me trofe.

Nga ana tjetër te Luftëtari ka një atmosferë të jashtëzakonshme pasi në katër sfidat e fundit në kampionat gjirokastritët kanë mundur Kamzën, Partizanin, Kukësin dhe së fundmi Skënderbeun.

Me Dejvi Bregun dhe Kristal Abazajn asgjë nuk është e pamundur dhe Kupa është mundësia më e mirë për të shkuar në Europë për Luftatarin, pasi kushtet në kampionat nuk janë të duhurat.

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Eskerda, Shtubina, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovljevic, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj.

Trajner: Hasan Lika.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ “Verilindorët” mposhtin me “POKER” Luftëtarin

Delo.autor

Takime të rëndësishme për kreun, ja ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë

Isa.Autor

Dalipi në të njëjtën linjë me drejtorin Rama: Arbitrat bëhen protagonistë

Q.Autor

Leave a Comment